Home / Aktualitet / Nesër provimi i Matematikës, Kushi mesazh inkurajues për maturantët

Nesër provimi i Matematikës, Kushi mesazh inkurajues për maturantët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, një ditë para provimit të Matematikës, ka dhënë një mesazh inkurajues për maturantët. Në posterin promovues, ministrja Kushi shprehet se suksesi i maturantëve në marrjen e dijeve është qëllimi më i lartë.

Në statusin e publikuar në rrjetin social ajo shprehet se meritokracia dhe arritjet e larta në dije janë pjesë e qëllimit madhor.

“Dua t’ju siguroj se nga ana jonë do të keni gjithmonë mbështetje të pakursyer,”- shkruan ministrja Kushi.

Duke nënkuptuar se përpjekjet janë maksimale nga i gjithë stafi për administrimin sa më të mirë të provimeve të maturës, ajo ka bërë të ditur se suksesi varet vetëm nga vetë maturanti.

“Tashmë, suksesi është vetëm në dorën tuaj, prandaj kini besim në vetvete!”- nënvizon ministrja.

 

Check Also

Bëhuni gati për javën më të nxehtë të qershorit! Ja sa do të shkojnë temperaturat

Java ka nisur me temperatura të larta dhe me shumë diell. Sipas Meteoalb, kjo do …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =