Home / Aktualitet / Nëse vjen vala e dytë e Covid-19, çfarë pritet të ndodh me botën?

Nëse vjen vala e dytë e Covid-19, çfarë pritet të ndodh me botën?

Një shekull më vonë, Gripi Spanjoll shkatërroi popullsinë.Edhe pse numri i saktë i vdekjeve nuk është përcaktuar, është dakordësuar se vala e dytë e pandemisë vrau më shumë njerëz sesa vala e parë.

Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të

Sistemet shëndetësore, sigurisht, nuk ishin më mirë sesa janë tani, dhe gjithashtu nuk kishte teknologji mjekësore apo informimi.

Kohët e fundit, shpërthime virusesh të rrezikshme si Sars apo Mers përgjithësisht janë shmangur, pjesërisht sepse ishin më pak infektues sesa Covid-19 Por pandemi të tjera, si gripi i derrit, kanë pasur valë të dyta.

Por, çdo të thotë kjo për ne tani?

Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të

Për ta nisur, jo të dy viruset janë ekzaktësisht të njëjtë, dhe asnjë epidemi e sëmundjeve infektive nuk sillet në të njëjtën mënyrë.

Ne e dimë që sëmundjet infektive përhapen kur njerëzit e infektuar kanë kontakt me njerëz që nuk janë prekur. Dhe shpërthimi vijon të rritet për sa kohë, mesatarja e njerëzve të infektuar nga një person me koronavirus është më e madhe se një.

Kjo njihet si riprodhim ose numri R. Dhe mbajtja e tij poshtë është shumë e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse masat e distancimit social dhe gjurmimi i kontakteve do të jetë pjesë e jetës sonë edhe për disa kohë.

Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të

Ne gjithashtu duhet të dimë sesa kohë zgjat imuniteti i Covid-19, te njerëzit të cilët e kanë kaluar infektimin njëherë. Dhe ne duhet të zbulojmë nëse ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm sezonal, në mënyrën sesi përhapet koronavirusi.

Ekspertët kanë paralajmëruar rrezikun e rizhvillimit të koronavirusit gjatë sezonit të gripit në dimër, në Europë dhe SHBA, kur sistemet shëndetësore janë nën presion të madh. Gjithashtu duhen parë me kujdes nëse mutacionet e virusit do të jenë më pak apo më shumë vdekjeprurës.

Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të

Pra, janë një mori faktorësh që duhen llogaritur, kur flitet për një valë të dytë të mundshme.

Nuk është e sigurt se kur mund të ndodhë. Dhe zhvillimi i hershëm i një vaksine efektive mund të jetë moment i ndryshimit të lojës. Por deri atëherë, nëse gabimi bëhet kur të ndryshojnë masat kufizuese, virusi mund të përhapet me shpejtësi, kudo në botë./ Shtypi.net

Përshtati në shqip nga BBC: Marjana Ciku

Check Also

“Të palarat do dalin sheshit”/ U përjashtua 10 ditë nga Kuvendi, Ralf Gjoni shpërthen i revoltuar: “Nuk ma mbyllin dot gojën 7 gra që i binden Ruçit!”

Deputeti Ralf Gjoni e ka konsideruar vendimin e Byrosë së Kuvendit për ta përjashtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 2 =