Home / Stili i jetes / Nëse vazhdimisht keni këto probleme, lidhja juaj është drejt fundit

Nëse vazhdimisht keni këto probleme, lidhja juaj është drejt fundit

Ndarja është e vështirë por të kuptosh se kur duhet t’i japësh fund është një sfidë e madhe në vetvete. Pavarësisht se sa zgjat një marrëdhënie, është gjithmonë mjaft e ndërlikuar të kuptosh kur ka ardhur koha për t’i dhënë fund. Janë pesë shenja që mund të ndihmojnë, sipas ekspertëve.

Çdo diskutim përfundon në grindje; Nëse nuk mund të zhvilloni një bisedë normale me partnerin tuaj por përfundoni në një debat të nxehtë, kjo është që ndoshta është koha për të ecur përpara.

Ka shenja të dhunës fizike ose psikologjike; Nëse jeni duke përjetuar çdo lloj dhune në marrëdhënien tuaj, atëherë patjetër që duhet t’i jepni fund. Çdo lloj sjelljeje e keqe është një tregues i qartë i mosrespektit.

Nuk ka më argëtim; Marrëdhëniet ndonjëherë mund të bëhen të mërzitshme. Por mbi të gjitha, ato duhet të jenë argëtuese, të paktën nëse po flasim për një lidhje që duam të zgjasë. Nëse jeni mërzitur me zakonet e partnerit, atëherë nuk duhet të humbni më nga koha juaj.

Dallimet tuaja janë tejkaluar; Disa çifte kanë sukses dhe qëndrojnë së bashku pavarësisht nga dallimet në mënyrën se si i qasen jetës, vështirësive, madje edhe jetës së përditshme. Megjithatë, ka nga ata për të cilët dallimet mund të jenë aq të mëdha sa të krijojnë përçarje.

Zakoni ju mban së bashku; Ndonjëherë thjesht mendimi për të filluar një mënyrë jetese të re i pengon çiftet e palumtur të ndahen.

Check Also

Trump i kundërvihet Meghan Markle

Trump gjithashtu nuk i kurseu deklaratat e tij kundër Meghan Markle – duke pranuar se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 + six =