Home / Editorial / Nëse Rilindja ështe patologji, doktori dixhital, kurrë shërim!

Nëse Rilindja ështe patologji, doktori dixhital, kurrë shërim!

Nga Gezim BASHA-

Në vitin 2005 gjigandi Amerikan, General Electric, u dëbua nga Shqiperia ku për 67 milionë dollarë do të ndertonte një trein të shpejtë elektrik Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës. Projekti do të unifikonte dy qytetet më të populluara Shqiptare në një hapsirë të vetme metropolitane.

Shteti Shqiptar pagoi si dëmshpërblim 1/3 e vlerës së projektit, diçka më shumë se fitimi i mundshëm, por kjo nuk është humbja më e madhe.

Sikur General Electric të qëndronte në Shqipëri, sot mund të kishim një rrjet hekurudhor supermodern dhe centrale elektrikë efikasë. Fatkeqësisht, kjo nuk i voliti mafjes politike me interesa ekonomike në tregun e karburanteve, importimin e rrymës nga Serbia, dhe shitjen e liçensave për hidrocentrale në të gjithe lumenjtë dhe përrenjtë e Shqipërisë.

Nuk ka vënd të botës të ketë dëbuar General Electric, Shqipëria mbetet e para dhe e vetmja.

Nëse Rilindja është patologji, doktori dixhital nuk është kurë shërimi!

Check Also

Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan

Nga Akri  ÇIPA –   Fantazmat e lëvizjeve të kufijve aviten përsëri në Ballkan. Më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × two =