Home / Aktualitet / Nëse Mbape refuzon, Ançeloti ka gati planin B, Mohamed Salah për Realin e Madridit

Nëse Mbape refuzon, Ançeloti ka gati planin B, Mohamed Salah për Realin e Madridit

Reali i Madridit pati një sezon jo të mirë që lamë pas dhe për pasojë shumë yje të ekipit u larguan dhe vetë trajneri Zinedin Zidane dha dorëheqjen. Me pak fjalë Reali ka nevojë për reformim të thellë dhe presidenti Florentino Perez ia besoi këtë transformim trajnerit me përvojë, italianit Karlo Ançeloti. Tekniku veteran Italian duhet më së pari të mbajë lojtarët më të nevojshëm, më pas të afrojë element që bëjnë diferencën dhe të krijojë frymën e domosdoshme të suksesit. Me pak fjalë Realit i duhet kohë të kthehet në momentet e tij më të mira.

Gjithsesi, disa shenja përmirësimi janë dhënë me afrimin e trajnerit, por problem mbetet skandali i përgjimeve që po trondit klubin madrilen, ku dallohet zëri i presidentit Perez që ironizon, fyen e shan hapur lojtarët legjenda të Realit, diçka që mund të shkaktojë humbjen e reputacionit jo vetëm të Perezit, por edhe të vetë klubit madrilen. Ndërkohë, Reali e ka mendjen tek sulmuesi Kilian Mbape, të cilin e pret brenda këtij muaji në Madrid. Megjithatë, në radhët e “Los Blancos” nuk rrinë duarkryq, pasi vetë trajneri, stafi dhe presidenca po shohin alternativa të tjera serioze nëse sulmuesi i Francës refuzon të largohet nga Paris San Zhermen. Në fakt, pranohet në mediat sportive spanjolle se tekniku italian, Karlo Ançeloti, ka marrë garanci nga presidenti Perez, për investime të rëndësishme në merkato dhe ëndrra e vërtetë e të gjithë madrilenëve është që të transferojnë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin francez Kilian Mbape.

Ky i fundit e mirëpret një transferim te gjigantët madrilenë, por pengesë po bëhet Paris San Zhermen, që jo vetëm nuk aprovon shitjen, por po provon ta joshë të rinovojë kontratën me klubin francez. Pikërisht për këtë arsye, Ancelotti po mendon për planin B dhe sipas mediave spanjolle i ka kërkuar presidentit Florentino Perez t’i sjellë në Madrid sulmuesin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah. Sulmuesi 29-vjeçar është pjesë e Liverpoolit prej katër sezonesh, por në jo pak raste ka konfirmuar dëshirën për të ndërruar ambient dhe kjo verë mund të jetë e duhura për t’u larguar nga “Anfield Road”, në kërkim të një eksperience të re, me një nga klubet më të lakmuara.

Edhe operacioni për blerjen e Salah nuk është aspak i lehtë, pasi egjiptiani është një pikë e rëndësishme e formacionit të Klopp, por drejtuesit e Liverpulit mund të dorëzohen përballë vullnetit të vetë lojtarit dhe një oferte prej të paktën 100 milionë eurosh.

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + eleven =