Home / Editorial / NËSE DREJTËSIA FUNKSIONON SIÇ DUHET

NËSE DREJTËSIA FUNKSIONON SIÇ DUHET

Nga Xhovan SHYTI –

Pas tre dekadash anarshie dhe drejtësie të komanduar nga politika duket se së bashku me boshatisjen e drejtësisë nga kontigjentet e të korruptuarve dhe zvendësimin e tyre me vettingkalues, kjo e fundit po nis të marë funksionin e dëshiruar.

Pas çfuqizimit  nga Gjykata Kushtetuese të një serë vendimeve të marra në shkelje të Kushtetutës, ndër të cilët më të bujshmit janë ai për fjalinë e dytë të paragrafit të tretë të nenit 88 të Kodit Zgjedhor, si dhe shfuqizimi i vendimit të kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, dje një tjetër institucion e piramidës së sistemit të drejtësisë, konkretisht Gjykata e Larta, ka  goditur një tjetër padrejtësi, duke kthyer në rend të drejtë  vendimet e dy gjykatave të nivelit më të ulët.

Dje Gjykata e Lartë, e riformatuar me anëtar me integritet, përkundër ishëve që e degjeneruan deri në zgrip këtë institucion që është kolona vertebrale  e sistemit, vendosi pranimin e kërkesës së përbashkët të 27 banorëve të Valbonës, Shoqatës “TOKA” dhe Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, për pezullimin e kontratës së ndërtimit të dy hidrocentraleve në lumin Valbonë nga kompanitë “Gener 2” dhe “Dragobia Energy SHPK”, si masë e sigurimit të padisë deri në marrjen e një vendimi të prerë në lidhje me çështjen.

Konkretisht dje Gjykata e Lartë vendosi ndryshimin e vendimit nr.17, datë 11.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe vendimit nr.3342,datë 02.06.2017, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë dhe: “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Ky vendim vjen pas një beteje më shumë se 5 vjeçare të banorëve të Valbonës dhe shoqatës së tyre “Toka” të përfaqësuar nga Chatherin Bohne, një amerikane e martuar në Valbonë.  Protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Valbonë kanë qenë të vazhdueshme megjithatë pa ja dalë të vinin në vend drejtësinë e vjetër të kryesuar me tipa si Xhezair Zaganjori, Bashkim Dedja, Fatos Lulo dhe të ngjashmit e tyre.

Megjithse lejet e ndërtimit të hidrocentraleve u dhanë nga qeveria e Sali Berishës ato nuk u anuluan nga qeveritë e Edi Ramës, i cili me mosveprimin e tij shënoi një tjetës premtim të pambajtur. Rama nuk anolloi asnjë nga 14 koncensionet e dhena në këtë zonë për ndërtimin e HEC-ve, 8 prej të cilëve të parashikuara brenda Parkut Kombëtar të kësa zone nga më piktoresket e veriut arsye kjo që Lugina e Valbonës të shpallej Park Kombëtar, zonë e mbrojtur e kategorisë 2.

Status që, falë politikave korruptuese të qeverive dhe drejtësisë së vjetër, nuk e ndali punën për ndërtimin e dy prej hidrocentaleve të nisur në vitin 2016 dhe që nga ajo kohe punimet kanë avancuar pa ndërprerje të mbrojtura në paskenë nga politika dhe qeverisja e korruptuar.

Për të kompesuar këtë kompromentim të hapur të politik-qeverisjes, në vitin 2017 banorët e Valbonës i kërkuan gjykatës që të anulonte vendimin e qeverisë por kërkesa e tyre nuk u pranua nga Gjykata Administrative, e cila vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.

Ndërsa në shkurt  2021 Gjykata e Tropojës vendosi të pushojë padinë për ndërtimin e HEC-eve në lumin Valbonë, vendim ky që u cilësua nga banorët dhe shoqata e tyre “Toka” si i padrejtë dhe në kundërshrim me ligjin.

Banorët paralajmëruan vazhdimin e betejës e tyre ligjorë për mosndërtimin e hiodrocentraleve në Valbonë duke e dërguar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Strazburgut…

Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë, përveç të tjerash është një hap pozitiv shpresëdhenës për vendosjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e mjedisit dhe, mbi të gjitha një tregues i faktit se çmund të prodhoj një sistem drejtësie hallkat e të cilit funksionojnë siç duhet./ Arberianews.net

Check Also

Parashikimi i yjeve për ditën e sotme

Dashi Ju mund të jeni shqetësuar për paratë kohët e fundit. Sot një anëtar i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 2 =