Home / Kryesore / Nënshkrim protokolli për bashkëpunimin midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Nënshkrim protokolli për bashkëpunimin midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë  dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë (ASHSH) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK) nënshkruajnë nesër, në ora 11.00, në mjediset e ASHSH, protokollin e bashkëpunimit të ndërsjellë për periudhën 2020-2021.
Ky protokoll mbështetet në marrëveshjen kuadër të bashkëpunimit ndërakademik dhe ka për synim të përcaktojë përparësitë e bashkëpunimit për periudhën dyvjeçare në vijim. Më kryesoret prej tyre janë: ringritja e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe dhe kujdesi për një rregullim shkencor e ligjor të përdorimit të shqipes në funksione publike e zyrtare; organizimi i takimit të parë të albanologëve të hapësirës historike shqiptare dhe të qendrave dhe shkollave të studimit të botës shqiptare jashtë saj; parapërgatitja dhe konceptimi i një enciklopedie panshqiptare; botime në shkencat e identitetit; kërkime dhe konferenca për pasuritë natyrore dhe mjedisin; bashkëpunim për nëndisiplina të reja të dijes si nanoteknologjia, shkencat e jetës (bioshkenca), inteligjenca artificiale, si dhe në disiplina që kërkojnë vëmendje të ngutshme (si sizmologjia). Protokolli përmban zotime të drejtpërdrejta për një sinergji shkencore ndërakademike dhe mundëson edhe bashkëpunime me institucione të tjera shkencore në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në botën arbëreshe.

Check Also

Diell dhe ulje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen + thirteen =