Në televizionin ATV në Turqi, nëna e një vajze të humbur ka qëlluar me këpucë ndaj personit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e saj.
Pasi i vdiq bashkëshorti, 18-vjeçarja Gülen Caymaz shkoi të jetonte pranë nënës së saj me dy fëmijët, por një ditë ajo u zhduk papritur.
Vajza i tha të afërmve që ajo kishte shkuar të takonte të dashurin, një burrë i rritur, i cili ishte thirrur në emision gjatë ditës së sotme nga nëna të resë që ka humbur.
Në debat e sipër nëna ka qëlluar me këpucë ndaj burrit që dyshohet se ka gisht në zhdukjen e vajzës së saj, për të cilën nuk ka gjurmë që prej 8 vitesh.