Home / Bota / Nëna e dy fëmijëve është personi i parë në SHBA, së cilës i injektohet vaksina eksperimentale kundër koronavirusit

Nëna e dy fëmijëve është personi i parë në SHBA, së cilës i injektohet vaksina eksperimentale kundër koronavirusit

Studiuesit e Sh.B.A.-së bënë provën e parë të vaksinës eksperimentale të koronavirusit sot tek një paciente, duke rritur shpresat tek të gjithë ne, në një kohë kur pandemia vetëm po rritet.

Shkencëtarët e kanë kryer eksperimentin tek një vullnetare e shëndetshme.

Në Institutin Kërkimor Kaiser Permanente Washington në Seattle kjo konsiderohet si faza e parë e një vaksine të mundshme  kundër COVID-19, por përgatitja e saj mund të zgjasë edhe 1 vit.

Vaksina është zhvilluar në kohë  rekord, menjëherë pasi virusi i ri shpërtheu në Kinë dhe u përhap në të gjithë globin.

“Të gjithë duam të bëjmë atë që mundemi në këtë rast”. “Të gjithë ndihemi kaq të pafuqishëm. Kjo është një mundësi e mahnitshme për mua për të bërë diçka”, tha 43 vjecarja Jennifer Haller, nëna e dy adoleshentëve, ndërsa priste të bëhej pjesë e eksperimentit.

Përshtati në shqip nga(BBC):Marjana Ciku
©Shtypi.net

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 14 =