Home / Kryesore / Negociatat me Turqinë, Mitsotakis: I kemi kërkuar që nga fillimi, nisim aty ku e lamë vetëm nëse…

Negociatat me Turqinë, Mitsotakis: I kemi kërkuar që nga fillimi, nisim aty ku e lamë vetëm nëse…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur për dritaren e re të negociatave me Turqinë iniciuar nga ftesa e drejtpërdrejtë e ministrit të jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

Mitsotakis kujton se qeveria e tij e ka kërkuar prej fillimit dialogun me Turqinë, por thekson se ka pasur vetëm bisedime jozyrtare gjatë kësaj periudhe dhe asnjëherë negociata.

Ai ka një kusht për Turqinë, duke deklaruar se Greqia është plotësisht e gatshme për negociatat aty ku u lanë, vetëm nëse nuk ka më asnjë aktivitet kërkimor në zonën ekskluzive ekonomike greke.

Le të mos ketë asnjë aktivitet kërkimor brenda EEZ greke dhe të vazhdojmë nga aty ku e kemi ndalur. Kjo është, në një kornizë të përcaktuar për përcaktimin e zonave detare “,- tha Mitsotakis.

 

 

Mevlüt Çavuşoğlu ftoi homologun grek Dendias në një takim në Tiranë me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ky i fundit po aludohet se mund të jetë ndërmjetësi i negociatave pasi së fundmi kreu dy vizita të njëpanjëshme nga Ankaraja në Athinë.

(BalkanWeb)

Check Also

Vuçiç: Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + thirteen =