Home / Aktualitet / NË VAZHDIM TË DIALOGUT PËR BEKIM FEHMIUN DHE IRENA PAPAS…

NË VAZHDIM TË DIALOGUT PËR BEKIM FEHMIUN DHE IRENA PAPAS…

Nga Miho GJINI –
Një postim i thjesht e fort dashamirës për këta dy artistë të mëdhenjë me origjinë shqiptare, që kanë jetuar në shtetin Juugosllav e Helen, me një krijimtari të shquar ne BOTË, u shndërrua në një dialog dyshimesh, hmendësimesh të padrejta, po edhe me prishje të etikës qytetare midis facebookistave . Një miku im artist, me sugjeroi bile, që të veja deri në Bibliotekën e Athinës , per të “gërmuar” prej biografëve grekë se çfare thonin për këtë artiste që ka jetuar edhe në shtetin e tyre… Po nuk vajta…Më mjaftoi të kërkojë e të shfletoj në bibliotekën tim të varfër, vetem një libër autentik të vet Bekim Fehmiut , me titull “SHKËLQIM DHE TMERR”, pjesa e dyte, në faqen175 (Botimi “Samizdat” B92),për të lexuar shënimin e tij për partneren Irena Papas, në rolin e Penelopës në filmin e Franco Rosit, gjatë kohës së xhirimit të ketij filmi magjik, kur u intervistua edhe nga gazetarët Italjan:
” IRENA PAPAS
Një kënaqësi të veçantë më ofronte puna me njerën nga tragjedistet më të mëdha në gjysmën e dytë të shekullit XX, Irena Papasin. Sytë e saj të zinjë e të mëdhenj me qerpikë të dëndur, koka e saj e “latuar” si skulpturat helene, duken një mrekulli e vërtetë. Lëvizjet, mjetet e jashtme të shprehjes, i kishte reduktuar në minimum. Nga brënda vlon si një vullkan. Në skenat me të nuk më duhet ndonjë përqëndrim i veçantë, sepse posa dal para saj, tanimë jam një Odise. Irena është një aktore që thjesht të frymëzon.
Në Zagreb (ku u bënë disa xhirime të këtij filmi-shënimi im.M.Gj, ) i kishte njohur Pinterin, Brankën dhe Rella Bashiqin. Ishte mahnitur me “Mbledhësit e puplave” dhe me fotografinë. Fotografia filmike është edhe shkencë, edhe art.
Irena kishte emigruar në Romë për shkak te grushtshtetit të juntës ushtarake në Greqi. Druante për fatin e mikut të saj, kompozitorit Teodoraqis. Duke u përpjekur që ta bënim me humor, e çuam ne restorant. E këndova një këngë. E pranoi dhe vazhdoi të këndonte në greqisht. Në të njejtin çast e pyesim njëri-tjetrin: “Nga e di ti këtë?”
– Kjo është një këngë dashurie shqiptare.
– Jo, kjo është një këngë greke nga Janina,-thotë Irena,-Atje jetojnë Arvanitasit-, Shqiptarët , apo jo? Duke vazhduar këngën, nga çanta nxjerrë pasaportën dhe thotë:-Lexo, IRINI LELEKU (mbiemri i saj në në shqip do të thotë Lejlek).
– E flet shqipen?-pyes
– Jo, por jam me prejardhje shqiptare,-tha irena.
– Paj, ti do të mund të ishe mbretëresha ilire, Teuta!”
Këtu perfundon nëntitulli i paragrafit të shkruar nga vet dora e artistit tonë të madhë. në bashëbisedën me interpretuesen e Penelopes, nga filmi televiziv i RAI-t “Aventurat e Ulisit”, me 8 seri , me regjine e Franco Rosit. No Coment!
May be an image of 2 njerëz dhe mjekër

Check Also

A e ka zbuluar Basha patronazhistin e PS? Kryedemokrati e zbulon për herë të parë

“Jo se kam zbuluar, është fundi, tregon se ku ka përfunduar Republika e Shqipërisë. Tregon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × four =