Home / Aktualitet / Në thellësitë e errëta të pavetëdijes

Në thellësitë e errëta të pavetëdijes

Nga Çapajev Gjokutaj/

Vërtetë u beson pallavrave me covid e pandemi?, më qesendisi në rrugë një i njohur, akoma pa u përshëndetur. Bëra t’i përgjigjesha me një buzëqeshje as mish as peshk, por aty për aty u kujtova se maska dhe syzet e diellit vështirë që ma mundësonin një kumt të tillë.

Kishim muaj pa u parë, por i njohuri s’pyeti për shëndet e kallaballëk, vazhdoi narrativën e stërdëgjuar me Bill Gates, vaksina, mikroçipa e më the e të thashë.

Mimika dhe intonacioni shprehnin vetsiguri, përzier me mburrje në kufijtë e kapardisjes. Po ku ta dish që thellë thellë nuk ndjen pasiguri dhe frikë, thashë me vete, jorrallë në sipërfaqe shfaqet e kundërta e asaj që përjetojmë në thellësitë e errëta të pavetdijes.

Si u ndamë nisa të vras mendjen: pse ka kaq shumë lajme të rreme e teori konspirative për covidin? Stisen diku lart, prej grupesh elitare apo përhapen nga poshtë, njeriu i zakonshëm e gjysëm i ditur i pëlqen e i përhap nga që e ndihmojnë të papsë frikrat, madje edhe të rrahë gjoksin e t’u thotë të tjerëve: s’jam dosido, hyj thellë në komplote e sekrete.

( Nga cikli ‘Meditime në kohë pandemie’ )

Check Also

LAJMI I FUNDIT/ Shefja e ISHP-së, Silva Bino me koronavirus, shtrohet në spital

Burime për Descript.al bëjnë me dije se shefja e ISHP-së, Silva Bino, është infektuar me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + ten =