Home / Aktualitet / Në shtator do krijojë partinë e re/ Paralajmëron Hajdari: Rinia në krye të ndryshimit

Në shtator do krijojë partinë e re/ Paralajmëron Hajdari: Rinia në krye të ndryshimit

Deputetja Rudina Hajdari ka paralajmëruar se në shtator do të krijojë zyrtarisht një parti politike.

Duke iu referuar kërkesës së një qytetari në Instatory për një parti me lista të hapura 100%, Hajdari thotë se shpreson që qytetarët ta mbështesin projektin e saj.

Vajza e Azem Hajdarit ka njoftuar edhe më parë se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 21 qershorit, ndërsa së fundmi ka theksuar se partia e saj do të bashkojë rininë.

“Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm. Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit”, shprehet deputetja./ CNA.al

Check Also

Ukraina paralajmëroi njohje të mundshme të shtetit të Kosovës

Kievi zyrtar paralajmëron një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës. Paralajmërimi është bërë nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − 10 =