Home / Aktualitet / Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!

Në Shqipëri ka filluar lufta mes qytetarisë e barbarisë!

Kim Mehmeti/

Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit!

Check Also

“Ne do të mbrojmë liderët botërorë që vijnë këtu”, Samiti i G7-ës do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë

“Samiti i liderëve të shtatë shteteve më të industrializuara në botë do të zhvillohet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + six =