Home / Aktualitet / Në shërbim të Edi Ramës, Pëllumb Pipero i bashkohet fushatës së PS

Në shërbim të Edi Ramës, Pëllumb Pipero i bashkohet fushatës së PS

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është vënë në shërbim të Kryeministrit Edi Rama në kuadrin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Pipero ka zgjedhur të përdoret në një spot elektoral të PS-së, ndërsa jep një mesazh për të votuar Partinë Socialiste dhe shprehet kundër politikanëve që janë shprehur spektikë apo kanë shfaqur dyshime lidhur me vaksinat që po përdoren për fushatë nga Edi Rama.

Në fakt asnjë prej politikanëve në Shqipëri nuk është shprehur kundër vaksinimit, përkundrazi është kërkuar transparencë për procesin dhe siguri për vaksinat që po përdoren për imunizimin masiv të qytetarëve.

Të kërkosh siguri për vaksinat nuk do të thotë se je kundër, përkundrazi ky është debati më i madh që sot po zhvillohet kudo në vendet e Bashkimit Europian. Çështja është që vendet e BE kanë institucione, kanë qeveri të përgjegjshme, kanë institute që certifikojnë vaksinat dhe nuk sjellin si shembuj ato që jep Kryeministri Edi Rama, se me këtë apo atë vaksinë janë vaksinuar familje mbretërore arabe apo kaq milionë qytetarë në Turqi e në vende të tjera.

Fakt është se vaksina kineze që po përdoret për vaksinimin masiv në Shqipëri nuk është certifikuar nga OBSH, institucioni që vetë mjekuPipero i është referuar përgjatë 1 viti pandemik me këshillat që jepte në media lidhur me koronavirusin.

Nuk është hera e parë që mjekë apo figura të tjera të njohura pranojnë të vihen në shërbim të Edi Ramës, qoftë si Kryeministër apo si Kryetar PS-je, por pikëpyetja e madhe që vendoset është pikërisht ajo se ngatërrojnë popullaritetin që kanë fituar si mjekë me përkatësinë partiake. Pipero, një prej drejtuesve kryesorë në Ministriën e Shëndetësisë, gjatë kohës që ky dikaster drejtohet nga LSI, gjatë qeverisjes së PD, sot ka zgjedhur të jetë në krah të Edi Ramës.

Kjo është një e drejtë e tij, por të paktën kur jep mesazhe elektorale, për hir edhe të bluzës së bardhë të mjekut, nuk mund të fshehë faktet që kanë lidhje pikërisht me atë mungesën e transparencës për vaksinat, që më pas prodhohen dyshimet dhe skepticizmi.

Check Also

Brenda burgut ku po mbahet ish-polici që vrau George Floyd

Ish-polici që vrau George Floyd po mbahet në një burg të sigurisë së lartë, ndërkohë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =