Shoqërues i tij në Beograd nga qershori në dhjetor të 1924-ës, kur zogistët erdhën nga Jugosllavia dhe rrëzuan në Shqipëri qeverinë e Fan Nolit, deri sa Zogu u arratis në prill 1939 dhe e la “Atdheun mbi të gjitha” në dorë të Italisë fashiste.
Njihet në histori si :
-zogist, legalist;
-bashkëpunëtor me gjermanët;
-bashkëpunëtor me qeverinë kuislinge,
por dhe partizan, në korrik-gushtin e 1943 -it në fshatrat Leshnjë dhe Shtyllë të Skraparit, sipas misionit Anglez në Shqipëri (Kujtime nga David Smajli, “Vitet Shqiptare ’43-‘45”, fq 64-69.
Kur Osman Gazepi thërriste “Atdheu mbi të gjitha”, nuk e kishte problem të ishte edhe zogist, edhe nazist, edhe kuisling apo edhe partizan dy mujor.
Sepse mendja i thoshte – “Gazepi me të gjithë”, “Osmani mbi të gjithë”.