Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka hyrë rrugës së botimeve, pasi në treg së fundi ka dalë libri i tij i titulluar “misioni im”, në të cilin flitet për sfidat e opozitës së këtyre 8 viteve, si dhe për arsyet se pse PD duhet të vijë në pushtet.
Në kopertinën që është zgjedhur të jetë e thjeshtë, shihet një foto e kryedemokratit, dhe titulli i librit më shkronja të kuqë “Misioni im”. Çmimi i librit në treg do të jetë 10 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që kryedemokrati e cilëson këtë një ftesë publike ndaj qytetarëve, për të njohur më shumë vizionin e tij.