Home / Editorial / Në mëshirë të papërgjegjshmërisë sonë …

Në mëshirë të papërgjegjshmërisë sonë …

Aleksandër Çipa/

Akuza e Prokurorit Special ndaj Presidentit te Republikes se Kosoves dhe kryetarit te PDK-se; per krime kunder njerezimit dhe per vrasjen e 100 personave, eshte e rende. Nga me te rendat.(!) Kjo eshte nje akuze, e cila sipas tekstit te komunikates se shperndare me vonese, (ndonese eshte firmosur ne 24 prill dhe u publikua ne 25 qershor), e godet fort imazhin e Kosoves institucionale. Formulimi i akuzes sipas komunikates se Prokurorit Special ka brendi te qarte politike. Aq sa te shtyn ne dyshime dhe lehtesisht te krijon bindjen e nje sherbese politike dhe gjeopolitike.
Goditja eshte e befasishme, ndersa procesi ishte i paralajmeruar.

Gjumi “mbi dafina” i protagonisteve te akuzuar, te cilet perfaqesojne nivelet kryesore te institucioneve politike te Kosoves, eshte nje dem i madh per republiken rishtare. Ky “gjume” dhe papergjegjshmeria politike si dhe shperfillja e palogjikshme qe i eshte bere kesaj akuze e cila ka qene e shumeperfolur, deshmojne qarte mungesen e ndergjegjes shqiptare perballe institucionalizmit dhe vete republikes. Shumica e analisteve shprehen se “Kosova eshte ne moment te veshtire”.

Kete e riperserit nga pozite tjeter, jo thjesht analisti, edhe B.Ha(n)xhiu, por e verteta eshte se Kosova eshte ne moment te keq sepse ka injoruar proceset e levizshme te marredhenieve brenda kancelerive dhe aktoreve globale te tyre si dhe levizshmerine dhe ndryshimet gjeopolitike. Udheheqja ne detyre e Kosoves, injoroi kohen, konjukturat dhe rrjedhat ndryshuese te saj.

USA sot, ka nje qasje tjeter interesimi dhe qendrimesh per rajonet gjeopolitike, ku perfshihet edhe ky i yni. Udheheqesit tane, ne Prishtine dhe Tirane, e shperfillen kete nevoje parashikimi dhe kane humbur nocionin e kohes. Kjo eshte fatkeqesi e dyfishte per vete ata dhe sidomos, per dy republikat tona: Shqiperine e me shume, per Kosoven.

E braktisen degjueshmerine e atij grupi ekspertesh qe, para 15 vjetesh dhe ne vazhdim, rikerkuan ndertimin dhe ndjekjen e nje strategjie kombetare per problemet e hapura shqiptare ne rajon dhe ne raport me aleatet e kundershtaret. Mendjelehtesia e te korruptuarve te medhenj, do ta korrte kete te mbjelle.(!)

Sot Kosova eshte ne moment te rende. Aq te rende, sa nuk gjejme dot njesi matese per te “Renden”. Eshte goditur ne disa prej arkitrareve me ekzistenciale te saj:

  • imazhin,
  • te drejten si ish viktime,
  • veteqeverisjen,
  • shtetformimin
  • integritetin territorial.

Koha e shperfilljes dhe injorimeve te udheheqesise ne keto dy dekada e ka rikthyer Kosoven dhe “trupin administrativ te saj, ne tavolinat sadiste te percaktimeve dhe pazareve gjeostrategjike dhe diplomatiko-ripercaktuese te fuqive. Rikthimi ne tavolinen e kirurgjise gjeopolitike te fuqive, riprovon edhe nje here se jemi jo komb pa kujtese, por popull me udheheqje pa kujtese dhe ndergjegje historike.

Kesaj here nuk jemi si ne kohen dhe aktet e genocidit serb, prej kthetrave te te cilit, na shpetuan aleatet dhe SHBA-te, por jemi ne meshire te papergjegjshmerise sone.(!) Per arsye te kesaj papergjegjshmerie, te cilen e dime por nuk e çmojme, nuk e dime se deri ku e kemi pesimin. !!!!!

Check Also

Gabimi i pafalshëm me pakicat kombëtare!

Prof. Perparim Kabo/ Ju gabuat kur miratuat nje ligj per pakicat ne Republiken e Shqiperise, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 2 =