Home / Opinion / Në kujtim të Mjeshtrit të Sportit, sportistit dhe trajnerit të Shekullit Bujar Orizaj

Në kujtim të Mjeshtrit të Sportit, sportistit dhe trajnerit të Shekullit Bujar Orizaj

Nga Vangjel BUDA-

Përse ky shkrim per Mjeshtrit Bujar Orizaj?
Sepse është dhjetë vjetori i vdekjes së tij, dhe me anë të këtij shkrimi do të kemi rast, për më tepër për brezin e ri, po i mësojmë Pak nga historia e së kaluarës tonë qytetare e sportive, ku një Bujar Orizaj ka tronditur shumë zemra, ka trazuar për mirë shumë shpirtra rinorë, ka gëzuar tejet në cdo ndeshje për kaq e kaq vjet, brenda dhe jashtë Beratit. Ai u shfaq si meteor vetëm kur ishte 16vjeç më 1952, vazhdoj deri në vitet kur regjimi e ndaloj boksin më 1962, mandej në vitet 1990 kur u bë trajner i boksit në Berat. Bujari gjetë gjithë kohës së tij kur qe sportist i ndeshjeve të drejtpërdrejta, ai qe interpretues pasionant i bukurisë së vërtet sportive, i harmonisë fizike e morale, I stilit she I teknikës fine, që bie fjala , ia njohu mirë Shqipëria.

Me emrin e Bujar Orizajt, janë lidhur disa “herë të para” të boksit apo Sportit beratas. Bujar Orizaj është boksieri, për ne legjendar i 128 ndeshjeve, i 127 fitoreve dhe 1 humbje aksidentale ( jo se doli i mundur nga ringu, por mjeku e ndërpret ndeshjen për carje të vetullës, kur deri ato caste ishte fitimtar).
Ai është mësues që për herë të parë në Shqipëri vajzat e një shkolle ( Lapardha), dolën me kilota dhe 200 nxënës bënë tabllo gjimnastikore në fund të vitit, ku ka asistuar dhe një udhëheqës i lartë komunist ( Hysni Kapo).
Është trajneri i parë beratas që drejtoj nxënësit shkollës në në spartakiadën e parë kombëtare të fshatit, nga të cilat dolën dhe 3 kampione: Zare Boni 100metra kërcim së gjati, Zegjine Mara 400 metra, Zyba Boka qitje me pushkë. Këto sa për të përmendur kulmet, që në një farë mënyre, bënë që Bujari ta ndiente veten krenar.

E në fund të fundit, përse ky shkrim për “Bujar Orizajn”
Jo se është 10-të vjetori i vdekjes së tij, por sepse Mjeshtri I Madh meritonte dhe meriton një ridimension të ri, në një kohë të re, në largësi të re epokale. Kështu, edhe vetë sportin beratas, historinë e tij, kulturën e tij, ecurinë, zhvillimin dhe stadin e tij, për fat të keq disi në krizë. Në krizë historike sidomos, çka na bën të kërkojmë një nderim, si të thuash, në kërkim të një nderimi po aq historik që Berati nuk e ka bërë kurrë, përsëmbari deri më sot. Kështu pra në 10-të e ndarjes nga jeta dhe përmes këtij shkrimi mund të duhet një bazament I ri në këtë nderim historik të Sportit beratas. Institucionet për ta realizuar këtë, janë: KLUBI SHUMËSPORTESH “TOMORRI”, duhet të organizojë ndêrmjet shkollave Kupën “Bujar Orizaj”, (asnjëherë sa ishte gjallë nuk u organizua një veprimtari e tillë), gjithashtu në bashkëpunim me FSHBo, duhet të organizojë kupën “Bujar Orizaj”. Zyra e Sportit në Bashkinë Berat duhet ti rrikthehet kërkesës për miratimin e FSHBo, Bujar Orizaj ” QYTETAR NDERI I BERATIT”, që bashkija e atëherrëshme me kryetar “Shokun” Fadil Nasufi asnjëherë nuk ia dha, dhe ia mohoi se nuk kishte ardhur një kërkesë e tillë. Kështu po aq sa do të nderojmë Bujar Orizajn e madh, po aq do të nderojmë edhe protagonistët të tjerë të Sportit beratas. Vetë historinë e tij të nëpërkëmbur, ashtu si gjithë historia beratase në tërësi, ende e vuan deri sot njëanshmërinë.

Check Also

Të vërtetat e pabesueshme!

Ka nganjëherë ca gjëra të vërteta, për të cilat është shumë e vështirë ti bindësh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 8 =