Home / Kulture / Në kujtim të Jetës e Veprës së Prof.Dr.lng. Burhan Jukniu.

Në kujtim të Jetës e Veprës së Prof.Dr.lng. Burhan Jukniu.

Lindi në një familje qytetare -intelektuale Shkodrane në v.1928 dhe u nda nga jeta, më 21.01.2016.

Viti 2018 është i 90 vjetorit të lindjes në qytetin e Shkodrës të Prof.Dr.Ing Burhan Jukniu, ku dhe përfundoj shkollën e mesme në gjimnazin e qytetit. Ndërsa studimet e larta i i përfundoj në Institutin Energjitik të Moskës (sot Universiteti Energjitik i Moskës), ku u diplomua në v.1953: ingjinier në fushën e termoenergjitikës.

Menjëherë pas diplomimit, e kthimit në Shqipëri ka punuar në Kombimatin Energjitik të Tiranës (TEC), e më pas në TEC-in e Kucovës. Me krijimin e USHT, emërohet në Fakultetin e Inxhinierisë në katedrën e Termoteknikës (sot Dep.Energjitikës në FIM në-UPT), si titullar në lëndët Termoelektroçentralet (TEC-et), ku përfshihej dhe lënda e Termodinamikës Teknike (për degën elektrike).

Për shum vite, pas v.1964 ka drejtuar katedrën e Termoteknikës dhe në v.1970-1973, ka qënë Zv.dekan i Fak.Inxhinierisë në USHT. Për shum vite (1974-1985) ka qënë anëtar i komisioneve për hartimin e planeve dhe programeve mësimore për degët mekanike dhe elektrike, etj, kohë kur ka qënë dhe anëtar i Këshillit Shkencor të FI, ku përfshiheshin degët: mekanike, elektrike, ndërtim, gjeodezi, etj. Prof.B.Jukniu ka përgatitur disertacionin e doktoraturës në U.Enegjitik të Moskës dhe më pas krahas një pune cilësore me studentët, ka punuar në vazhdimësi për hartimin të teksteve bazë mësimore si: Termodinamika teknike (disa botime), Termoenergjitika (TEC-et) dhe Energjitika.

Një punë të kualifikuar Prof. B.Jukniu ka bërë për futjen dhe përdorimin e metodave të reja të analizës në proçeset dhe ciklet termodinamike dhe të analizës në ciklet energjitik të TEC-eve. Kështu ka futur për herë të parë në botimet shkencore në gjuhën Shqipe në Termoenergjitikë krahas metodës termike dhe atë entropike dhe eksergjitike. Përdorimi i metodës eksergjitike ka qënë një nga drejtimet themelore të studimit të Tij, fushë në cilën ka drejtuar punime të disertacioneve të doktoranteve të drejtuar prej Tij, ku ka botuar dhe artikuj në BSHT, etj. Njëkohësisht në kurset apo shkollat pas universitare ka zhvilluar leksione të thelluara në lëndën: Analiza eksegjitike në impiantet termoenergjitike.

Prof.B.Jukniu ka drejtuar doktoraturën e parë në Shqipëri për shfrytëzimin e energjisë diellore në sistemet energjitike të integruara. Fusha kryesore e studimeve të Tij shkencore ka qënë: studimet për përmirësimin e treguesve energjitikë të TEC-eve; për përdorimin e kogjenerimit dhe për projektet e përqëndrimit të prodhimit të energjisë termike dhe elektrike nëpërmjet përdorimit të TEC-eve teknollogjike në zonat industrial të vëndit e më gjërë, aktuale për vitet 1980-1990, që ishin tema studimore të nivelit ministerial e qeveritar; tema të cilat ai i ka drejtuar.

Ndër botimet më të rëndësishme të Prof.B.Jukniut që kan lënë gjurmë të dukëshme në fondin e librit ingjinierik Universitar janë: Termoteknika; botim i v. 1985 dhe Energjitika botim i v.1990 (botuar në bashkëautorsi), vlera e të cilëve është aktuale dhe në ditët tona. Duhet theksuar se Prof.B.Jukniu për disa vite me radhë ka zhvilluar leksione dhe seminare dhe në Fak.e Makinerisë sot (FIM) në Universitetin e Prishtinës (UP) deri në v.1981, kur pas demostratave studentore në Prishtinë u ndërpre bashkepunimi ndërmjet USHT dhe UP.

Prof. B.Jukniu është pjesë e asaj elite profesorësh që themeluan Fak.Inxhinierisë (ku bënin pjesë degët mekanike, elektrike, ndërtim, gjeodezi, etj.) të USHT, ku bënin pjesë Prof. si K.Negovani, B.Daja, Gj.Gjadri, Z,Këlliçi, M.Dragovaja, B.Golemi, A.Dedej, R.Çani, P.Vasili, K.Rambi, F.Shehu, T.Haxhiymeri, P.Karaulli, Dh.Mihali, L.Voshtina, V.Pistoli, etj; që me të drejtë mund të kosiderohen si pionier apo korifej të konsolidimit të shkollës së lartë Universitare Politeknike, e më gjërë.

Personaliteti i Prof.B.Jukniut do të kujtohet për shum vite nga Ingjinier të dalë nga USHT (sot UPT) por dhe nga profesorati i UPT, e më gjërë.

 

Prof.Dr.Ing. Angjelin SHTJEFNI

Check Also

KAH VETVETJA OSE KOHA EKZISTENCIALE!

Në këtë kohë vetëveçimi, ne thellësisht mund ta ndjejmë klithjen e përshpirtshme të Holderlinit se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 − two =