Home / Kulture / Në kujtim të jetës dhe veprës të Prof. Dr. Ing. Alfred Gjon Paloka

Në kujtim të jetës dhe veprës të Prof. Dr. Ing. Alfred Gjon Paloka

Prof.Dr.Ing Alfred Gjon Paloka lindi 22.07.1938 në një familje inntelektuale qytetare Shkodrane dhe ndërroi jetë më 21.03.2012, në moshën 74 vjeçare.

Shkollën e mesme e mbaroi në Tiranë dhe studimet e larta në USHT, ku në vitin 1963 u diplomua inxhinier elektrik me rezultate shumë të larta.

Në vitin 1963 emërohet pedagog në Degën Elektrike të Fakultetit të Inxhinierisë (F.I.) të Universitetin Shteteror te Tiranës. Pas disa vite pune intensive arrin një karrierë akademike të shkëlqyer, ku deri në 1986 ushtron dhe detyrën e Zv.Dekanit të F.I. të USHT (ku përfshiheshinn deget: mekanike, elektrike, ndërtimi, eletronikë, tekstil, metalurgji, arkitekturë, etj.).

Prof. Alfred Paloka krahas veprimtarisë cilësore në F.I, ka dhe një karrierë shumë të pasur të mëtejshme profesionale. Kështu në v.1986÷1992 emërohet Zv.Drejtor dhe më pas Drejtor i Institutit të Energjitikës; më pas Drejtor i drejtorisë së studimeve dhe projekteve në KESH  (1996÷98 ).

Në vitet 1998÷99  emërohet Drejtor i Përgjithshëm në KESH  (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) qe ishte nje subjekt energjitik i integruar vertikalisht me  ku përfshiheshin Operatori i Sistemit te Shperndarjes, Operatori i Sistemit te Transmetimit dhe Njesite gjeneruese te energjise elektrike  që tani përbëjne KESH-Gjenerim sh.a

Në periudhën 1992÷96, zgjidhet deputet i Parlamentit të R.epublikes se Shqiperise. Në vitet 2002÷2004 kryen detyrën e Këshilltarit të Jashtëm të Kryeministrit, si dhe atë të Këshilltarit të KVP të Kuvendit Popullor.

Një kontribut të shquar Prof. Alfred Paloka ka dhe në Shtabin Qëndror për elektrifikimin e vendit, ku në vitet 1966÷67, Degës Elektrike të F.I, ju ngarkua detyra e elektrifikimit të qarkut të Dibrës. Këtu u mobilizuan të gjithë studentët, pedagogët dhe personeli ndihmës i Degës Elektrike ne te cilen ai ishte titullari kryesor. Kontributi i kesaj Dege si dhe i Profesorit Alfred Paloka u vlerësua shumë nga Qeveria e asaj kohe.

Kontributi më i spikatur i Prof. Alfred Paloka është ai në fushën akademike në FI të USHT dhe në Institutin e Energjitikës. Kështu krahas përgatitjes cilësore të zhvillimit të proçesit mësimor, një kudes të veçantë ai i kushtoi kualifikimit shkencor të gjithë pedagogëve të FI, por dhe të atij personal.

Prof. Alfred Paloka është ndër pedagogët e parë të FI, që ka fituar të gjitha shkallët e kualifikimeve pas universitare. Kështu në vitin1978 fitoi gradën KSHT, më pas në vitin1981  titullin Docent. Ai eshte ndër të pakët pedagog të USHT dhe FI, që arriti të përgatite dhe të mbrojë shkallën e dytë të kualifikimit, atë të Doktorit të Shkencave (1991), e cila pas v.1992 u dha me vendim Qeverie, duke ekuivalentuar gradën e KSHT në atë të Doktorit .

Këto rezultate janë arritur edhe për faktin se pas vitit 1972 Prof.Dr.Ing. Alfred Paloka bëri një seri kualifikimesh, si në: Paris në: “Ecole superior del Electricite”; në Mynih, në Grenoble dhe në Geneve (Zvicër), etj.

Prof. Alfred Paloka ka qënë titullar i lëndëve: 1) Elektronikë e Përgjithshme e zhvilluar në FI, 2) Qarqet elektrike shifrore, zhvilluar në Degën Elektrike dhe Elektronike, (për shumë vite). Ai ka dhënë leksione problemore të veçanta në: Fakultetin Teknik të Prishtinës (1978) dhe në F.Elektronikës në Universitetin e Shkupit (1978), por dhe leksione pas universitare në USHT.

Prof. Alfred Paloka dallohet për veprimtari të gjerë kërkimore shkencore por edhe botuese. Ai është autor dhe bashkëautor i 32 artikujve shkencor të botuara në revista të ndryshme te vendit dhe ndërkombëtare, kryesisht perëndimore por dhe lindore, si në: Francë, Belgjik, Zvicër, Poloni, etj, por dhe në SHBA.

Ai ka  15 referate të referuara por dhe të botuara, në aktivitete të konferencave kombëtare, por më tepër ndërkombëtare, të periudhës pas viteve 1990.

Kontribut të rëndësishëm, krahas hartimit të planeve dhe programeve mësimore të Degës Elektrike, Mekanike, etj; ka dhënë dhe në fushën e botimit të teksteve mësimore dhe ndihmës- mësimore universitare dhe të monografive të veçanta. Kështu Prof. Alfred Paloka, ka botuar rreth 18 libra që kanë lënë gjurmë të thella në fondin e teksteve universitare, nga të cilët mund të përmendim:

  1. Elektronika e Përgjithshme; pjesa I,II,III
  2. Qarqet elektrike shifrore;
  3. Qarqet e llogjikës kombinatore;
  4. Elektroteknika për degën e Fizikës;
  5. Elemente të informatikës teknike;
  6. Grafet dhe përdorimi i tyre;
  7. Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), etj.

Elektroteknika e Përgjithshme 1,2,3, për thellësinë e ndërtimit të saj, ka mbetur actuale dhe përdoret edhe sot nga pedagogët dhe studentët e UPT, e më gjerë (ashtu si dhe Grafet ….). Ndërsa libri i tij Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë është ndër botimet e para në këtë fushë në gjuhën shqipe, dhe është i një rëndësie të veçantë dhe aktuale. Teksti Elektoteknika e përgjithshme e Prof. Alfred Palokës, së bashku me tekstin  Bazat teorike të Elektroteknikës të Akademik Prof.Bardhyl Golemit, bëjnë pjesë në librat më bazë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike por dhe të Fak. të tjera inxhinierike të UPT, që përdoren dhe në ditët tona nga pedagogë dhe studente.

Prof. Alfred Paloka është ndër të parët e grupit vijues të profesorëve të mëdhenj që themeluan shkollën tonë të inxhinierisë elektrike dhe elektronike si: B.Golemi, P.Radovica, A.Dedej, R.Çani, E.Plumbi, P.Vasili, A.Tirana, e të vazhduar më tej nga: E.Emiri, P.Cipo, N.Bardhi, G.Karapici, etj. Kështu Prof. Alfred Paloka është pjesë e asaj elite profesorësh që mund të konsiderohen si korifej të themelimit të Shkollës së Lartë Universitare në fushën elektroteknikes dhe elektronikës.

Kontributi për shumë vite i Prof.Alfred Palokës është i dalluar në të gjithë Fak.Inxhinierike dhe në fushën e studimeve të industrisë elektroenergjitike, ku ka punuar për një periudhë 45 vjeçare, për të cilët ai do të mbetet i paharruar nga brezat e studentëve, pedagogëve, inxhinierëve dhe specialistëve të elektroenergjitikës edhe për shumë vite, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë hapsirën Universitare shqip-folëse.

Prof.Dr.Ing.Angjelin SHTJEFNI

 

Check Also

“Vitet e Pritjes”, sot premiera botërore e versionit të restauruar

Sot shfaqet premiera botërore online e versionit të restauruar të filmit artistik “Vitet e Pritjes” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =