Home / Aktualitet / “Në këtë rrugëtim nuk do jeni vetëm”/ Basha uron Kosovën në ditën e Pavarësisë

“Në këtë rrugëtim nuk do jeni vetëm”/ Basha uron Kosovën në ditën e Pavarësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një mesazhi në facebook ka uruar Kosovën në Ditën e Pavarësisë. Basha shprehet se në këtë ditë kujtojmë me nderim të thellë presidentin Ibrahim Rugova dhe komandantin Adem Jashari për kontributin e çmuar në luftën për liri.

Mesazhi i Bashës: Të dashur motra dhe vëllezër nga Kosova,

Në këtë datë, të dytën më të rëndësishmen të kombit tonë, dua t’ju uroj nga zemra gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Sot kujtojmë me nderimin më të thellë presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin dhe mijëra bijat dhe bijtë e Kosovës që vunë në altarin e lirisë dhe pavarësisë jetët e tyre dhe gjakun e tyre.

Sot Kosova përballet me sfida të mëdha. Po unë jam i sigurt se qytetarët e Kosovës, forcat politike të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës kanë tashmë të gjithë përvojën, energjinë dhe vendosmërinë për ta çuar Kosovën përpara drejt njohjeve të reja ndërkombëtare, drejt fuqizimit të ekonomisë së saj dhe prosperitetit për çdo qytetar të Kosovës.

Në këtë rrugëtim nuk do të jeni kurrë vetëm. Shqipëria do të jetë krah për krah me ju dhe unë ju garantoj se çdo ditë të jetës time, sot si kryetar i opozitës dhe nesër në krye të qeverisë, do të bëj gjithçka që Shqipëria të jetë në krah të Kosovës në përmbushjen me sukses të sfidave dhe të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës.

Edhe një herë ju uroj nga zemra, Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Check Also

Këshillat që duhet të dini nëse po kaloni një ditë të keqe

Nuk ka lumturi të përhershme, por ka një rrugëtim drejt saj që mund të jetë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 14 =