Home / Histori / Në 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen si kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës!

Në 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen si kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës!

Përpos komploteve dhe shumë njerëzve që humbën besimin te ai në 1 vit e 2 muaj qeverisje, Ismail Qemali kuptoi më së miri rëndësinë e ruajtjes së integritetit të qeverisë, si një themel i fortë për ngritjen e shtetit shqiptar nën garancinë e Evropës dhe kahjes perëndimore të domosdoshme!
Ishte aty për të ofruar çfarëdolloj ndihme dhe kompromisi vetëm me qëllimin që Shqipëria e sapokrijuar të gëzonte stabilitetin e merituar!
Dorëheqja e tij më 22 janar 1914 është nga ato standarde që vetëm shtetarë të dimensionit të tij mund të reflektojnë! I bindur se kishte kryer misionin e papërsëritshëm me sukses, ai respektoi me urtësi vendimet e Evropës dhe u tërhoq si një figurë që diti të bëjë vetëm mirë në Shqipëri!/Gazeta Diplomacia

Check Also

A ishin Kalorësit Templarë, pasardhësit e Pleqve Hebrenj?

Kalorësit Templarë mbërritën në Tokën e Shenjtë me misionin për të rimarrë një thesar që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 1 =