Home / Kulture / Në 17 dhe 18 qershor fillon uljet në aeroportin artistik të Vlorës komedia e “Boeing Boeing”

Në 17 dhe 18 qershor fillon uljet në aeroportin artistik të Vlorës komedia e “Boeing Boeing”

Komedia “Boeing Boeign” po vazhdon me sukses në skena të ndryshme për publikun. Teatri Shëtitës “Çajupi” pas Durrësit me këtë shfaqje teatrore do të jetë për dy net në qytetin e Vlorës. Regjisori Kiço Londo thotë se është hera e parë, që shfaqja do të udhëtojë në këtë qytet. “Komedia “Boeing Boeing” pas shfaqjeve në Durrës në të cilin është dhënë mbi 10 herë do të udhëtojë për herë të parë drejt qytetit të Vlorës”, shprehet regjisori Kiço Londo.

Vepra nga Marc Camoletti, përkthyer nga Nasi Lera dhe me regji nga Londo, më 17 dhe 18 qershor do të jetë në teatrin “Petro Marko”. “Boeing Boeing” vjen në role me aktorët Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Adriana Tolka dhe Katerina Fili. Ngjarjet në komedinë “Boeing Boeing” ndodhin në Paris në ditët e sotme.

Një komedi e bujshme, në venat e së cilës rrjedh gjak si ai i komedive të Shekspirit me incidente të hareshme dhe ngatërrim identitetesh, “Boeing Boeing” paraqet aventurat dashurore të beqarit francez Bernard me stjuardesat e tij bukuroshe. Tri stjuardesa njëra më e bukur se tjetra, një franceze një gjermane dhe një amerikane, se cila duke besuar se është e fejuara e Bernardit.

Më parë Bernardi ka ditur t’i xhonglerojë këto gra, falë zotërimit të orarit të detajuar të fluturimeve të tyre. Kur situata ndryshon dhe të tria gratë e tij mbërrijnë në apartament në të njëjtën ditë, Bernardi me ndihmën e shokut të tij Robert lufton me të gjitha mënyrat, që ato të mos e marrin vesh të vërtetën. Bernard e mban njërën në ajër, njërën në tokë dhe tjetrën të varur. Komedia fillon në momentin kur fati i sjell të gjithë personazhet në të njëjtin vend, pikërisht në shtëpinë e Bernardit. Ai arrin të dalë nga situata falë mikut të tij, Robert.

Një vepër e suksesshme

“Boeing Boeing” është një vepër e suksesshme teatrore, që po merr vlerësimin e publikut për atë që sjell me ngjarjet e saj. Farsa klasike e shkruar në 1960 nga dramaturgu francez Marc Camoletti, arriti të rrëmbejë dy çmime, “Tony Award” në 2008 në Broadway, dhe çmimin “Revival Edition” po atë vit. Komedia “Boeing Boeing” është padyshim komedia më e shfaqur 30 vitet e fundit. Më herët regjisori Kiço Londo ka treguar se ajo është dhënë afro 170 herë dhe kërkesat për tu dhënë kudo nuk kanë të sosur.

Aktive në skenën e teatrit këtë herë aktorja Alesia Xhemalaj vjen si stjuardesa Zhaklin. Një vajzë plot jetë shumë aktive dhe e mbushur me dashuri për të fejuarin e saj. Më herët për këtë rol aktorja Xhemalaj ka treguar se vjen një personazh me elegancë. “Qëllimi i saj është familja dhe dëshiron të martohet sa më parë për të qenë në krahët e Bernardit. Bashkë me regjisorin Kiço Londo jemi përpjekur ta sjellim personazhin me shumë elegancë, sharm dhe autoritet në të njëjtën kohë”, thotë aktorja. Komedia “Boeing Boeing” është një shfaqje teatrore e rajonit Durrës- Lezhë.

Check Also

Helena Kadare rrëfen detaje rreth veprës më të re të Ismail Kadaresë

Shkrimtarja dhe bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena në një interviste për ABC News, rrëfen detaje rreth veprës së Kadaresë “Kur sunduesit grinden”. Pyetje: “Si e ke përjetuar këto momente të ngjizjes së kësaj vepre pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 13 =