Gjatë kësaj jave, pritet që në vendin tonë të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.
Sipas SHMU, reshjet e shiut ditën e sotme do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmje vranësirat në shtim do ti paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë.
Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.
Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.
Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet.
Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.