Home / Kryesore / Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, sa do të arrijnë temperaturat

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, sa do të arrijnë temperaturat

Pas dita ditëve me reshje shiu e mot krysisht të vranët, gradualisht mbi vendin tonë fillojnë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, për ditën e sotme moti në vendin tonë do të jetë i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kalimtare të cilat më të përqëndruara do të jenë në relievet kodrinore-malore.

Sipas SHMU, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash. Në relievet e larta malore në orët e drekës reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike apo breshër.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-10m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat luginore dhe në momentin e zhvillimit të fenomeneve (shtrëngatë dhe/apo stuhi lokale).

Në fushën termike vlerat e mëngjesit parashikohen nga 7°C në relievet malore deri në 14°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 23°C në relievet malore deri në 27°C në ato të ulta.

Check Also

Ndërpritet Vettingu/ Një anëtar i KPK pozitiv me Covid-19, 11 të tjerët presin përgjigjet e tamponit

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar pozitivme koronavirus. Tamponit iu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × three =