Home / Aktualitet / Ndryshohen sërish listat për 25 Prillin, PD largon nga lista emrin e njohur

Ndryshohen sërish listat për 25 Prillin, PD largon nga lista emrin e njohur

Partia Demokratike ka bërë ndryshime të reja sa i përket listave. Pasi KQZ ia ktheu për korrigjim listat, PD duket se ka kryer disa shtime, heqje e rirenditje.

Bie në sy se në Tiarnë është hequr nga lista Gazment Koduzi. Vendin e tij e zë Dorjan Teliti, ndërkohë në listën e kryeqytetit është ngritur në pozicionim edhe Gentjan Muça i cili shkon i 26-ti.

Ndryshme të vogla ka pasur edhe në Korçë, Vlorë, Durrës dhe Vlorë.

LISTAT E REJA TË PD

LISTA E KORÇËS
Hiqet Ilia Kadhena (11)- vendin ia zë Andrea Simaku
Kiço Tane ngjiteti 15-ti
Nikollaq Doku zbret i 18-ti

LISTA E TIRANËS

Hiqet Gazment Koduzi, pozicionin e 23-të e zë Dorjan Teliti
Gentjan Muça futet i 26-ti
Korab Lita shkon i 33-ti, Lediana Frataraj zbret e 34-ta
Asllan Dogjani nga i 36-ti, shkon i 35-ti
Rivelino Çuno shkon i 38-ti
Hiqet Irisa Çupa

Shtohet Ethem Aga

LISTA E VLORËS
Largohet Ilir Gunbardhi
Nada Daullja merr pozicionin e 6-ta
Nadire Meçorapaj shkon e 9-ta
Shtohet Vangjel Anagnosti
Hiqet Lorenc Danaj
Shtohet Eda Begaj

LISTA E DURRËSIT
Hiqet Riselda Kadia
Merita Dakovelli shkon e 15-at
Armand Brahimaj merr vendin e 17-të
Artion Bajramaj zbret i 19-ti

LISTA E SHKODRËS
Astrit Kuçi merr pozicionin e 16-të
Liljan Idrizaj merr pozicionin e 19-të
Futen në listë Imeldi Sokoli dhe Denisa Meçi

Check Also

Islamofobia! Studentja muslimane sulmohet me acid në SHBA

Në SHBA është aktualizuar një debat mbi urrejtjen islamofobike pasi një studente muslimane me origjinë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 17 =