Home / Aktualitet / Ndryshimi i Kushtetutës për Vettingun, Balla nga Fieri: Çështje për pastrimin e sistemit të drejtësisë

Ndryshimi i Kushtetutës për Vettingun, Balla nga Fieri: Çështje për pastrimin e sistemit të drejtësisë

TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur nga Fieri për nismën e maxhorancës e cila ka depozituar amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e organeve të vettingut.

Balla tha se vijimi i procesit të vettingut me të njëjtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila ne partitë politike duhet të qëndrojmë larg.

“Dje grupi parlamentar i PS ka marrë vendimin për të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej më shumë se 1/5 të anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që t’i hapim rrugë zgjatjes së mandatit të komisionit të pavarur të kualifikimit dhe të komisionerëve publikë si niveli i parë i procesit të vettingut duke e shtyrë procesin e vettingut, pra nga komisioni i pavarur i kualifikimit deri më 31.12.2024.

Duke shtuar edhe 30 muaj të tjerë të cilët besoj se janë të mjaftueshëm për ta përmbyllur procesin e vettingut.

Vijimi i procesit të vettingut me të njëjtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila ne partitë politike duhet të qëndrojmë larg sepse themeli i reformës në drejtësi ka qenë pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi që vinte nga partitë politike”, deklaroi Balla.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =