Home / Aktualitet / Ndryshimet në statutin e PD, rrëzohen propozimet e Bardhit dhe Harxhit

Ndryshimet në statutin e PD, rrëzohen propozimet e Bardhit dhe Harxhit

Komisioni i Përhershëm Statutor në PD, pas një mbledhjeje e cila zgjati 2 orë, vendosi të miratojë vetëm propozimet e kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me ndyshimet në statut, duke propozuar ato të bëra nga Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Në 11 propozimet e kryetarit Basha për ndryshimin e statutit të PD-së parashikohet një kryesi më e zgjeruar, ku përveç kryetarit të Këshillit Kombëtar, do të zënë vend edhe drejtues të disa strukturave të tjera, të cilët më parë nuk kanë qenë pjesë e këtij forumi të PD -së.

Një tjetër propozim i Lulzim Bashës është qe numri i sekretarëve të mos jetë i limituar, por të caktohet nga kryetari.

Kryedemokrati propozon gjithashtu organizimin e Këshillit Kombëtar sipas departamenteve. Ndër të tjera Basha kërkon që kandidatët për kryetarë bashkish të propozohen nga kryetari i partisë, të caktohen nga kryesia dhe lista e plotë të miratohet nga këshilli kombëtar.

Tashmë pritet që ndrshimet statutore të marrin miratim nga Kryesia e PD dhe më pas do t´i paraqiten për miratim Kuvendit Kombëtar.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × 2 =