Home / Aktualitet / Ndryshimet Kushtetuese/ Reagimi i fortë i KE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, kusht për integrimin në BE

Ndryshimet Kushtetuese/ Reagimi i fortë i KE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, kusht për integrimin në BE

Zëdhënësja e Këshillit të Europës Ana Pisonero ka bërë një reagim të fortë lidhur me ndryshimet Kushtetuese që mazhoranca socialiste po kërkon që të bëjë në mënyrë të njëanshme.

Pisonero thotë se është thelbësore që marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet, dhe të përmbushen të gjitha rekomandimet e OSBE-Ohdir.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh nevojën për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para mbledhjes së qeverive për hapjen e negociatave. Çdo ndryshim legjislativ shtesë nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero në postimin e saj.

Qendrimi i Komisionit Europian shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë, e cila deklaroi më herët se miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë Bashkimin Europian të mos hapë bisedimet për anëtarësimin në BE.

Por pavarësisht të gjitha qendrimeve kundër Edi Rama duket i vendosur për të çuar deri në fund ndryshimet Kushtetuese, me pretekstin se kjo është një kërkesë e opozitës parlamentare, e cila nha ana e saj pretendon se nuk do të votojë 5 Qershorin.

Check Also

Çudirat e motit/ Breshër i pazakontë sa një top ping-pong në Konispol (FOTO)

Ky shi i parë në këtë fillim vjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × five =