Home / Aktualitet / Ndryshimet kushtetuese/ Rama i përgjigjet Metës: Jam i gatshëm të ulem që të hënën, por me një kusht

Ndryshimet kushtetuese/ Rama i përgjigjet Metës: Jam i gatshëm të ulem që të hënën, por me një kusht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së lëshuar nga presidenti Ilir Meta për diskutim të Kushtetutës në Këshillin Politik për të pasur kështu edhe bekimin e PD-së dhe të aleatëve të saj.

Kryeministri me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se është i gatshëm të ulet në tryezë të bindë Bashën, por edhe vetë presidentin për ndryshimet kushtetuese, por vetëm me një kusht.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik,PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë! PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shprehet Rama.

Më herë presidenti dha sinjale se kërkonte një tryezë të dytë për ndryshimet kushtetuese. Këtë ai e bëri nëpërmjet një postimi, pas takimit që zhvilloi me kryedemokratin Basha.

“Dje në mesnatë mora një mesazh nga një intelektual i nderuar si Prof.Kristaq Kume. Shqetësimi i tij ishte se duhej bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin. Ai sugjeronte se çdo ide për ndryshime nga Marrëveshja e 5 Qershorit duhet të shkonte përsëri në tryezën e Këshillit Politik”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit më tej shton se “sot në mëngjes, pa gdhirë mirë, i kërkova takim z.Basha për të parë a ishte i hapur për një ide të tillë. Ai më njohu me qëndrimin zyrtar të Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar që është bërë publik dhe u është njoftuar dhe të gjithë partnerëve të shqetësuar për të ardhmen europiane të vendit tonë. Jam i bindur se ka kaq shumë intelektualë dhe qytetarë që ndajnë këtë shqetësim si të Prof. Kumes. Për këtë arsye po e ndaj me të gjithë ju këtë qëndrim tepër të përgjegjshëm dhe bashkëpunues të Opozitës së Bashkuar”.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 1 =