Home / Aktualitet / Ndryshimet e Edi Ramës në qeveri, reagon PD: Ka vetëm riciklim, luftë brenda klaneve
Albanian Prime Minister Edi Rama attends a joint news conference with Italian Prime Minister Giuseppe Conte (not pictured) at the Palace of Brigades in Tirana, Albania, October 15, 2019. REUTERS/Florion Goga

Ndryshimet e Edi Ramës në qeveri, reagon PD: Ka vetëm riciklim, luftë brenda klaneve

Partia Demokratike përmes sekretarit të përgjithshëm të saj Gazment Bardhi ka reaguar për ndryshimet që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri. Bardhi shkruan se Edi Rama është një dështim, dhe se nuk ka asnjë aftësi për ti ndryshuar gjërat, përmes këtyre arnimeve që bën në qeveri.

Postimi i Bardhit:

Nuk ka ndryshime në qeveri, ka riciklim të të korruptuarve për shkak të luftës mes klaneve në pushtet. Edi Rama është i lodhur, i vjetëruar, pa ide, pa ekip dhe i pafuqishëm për të ndaluar këtë luftë që dobëson ekonominë për interesa privatë. Në vend që të ndihmojë financiarisht dhe të rrisë punësimin për shqiptarët, Rama u siguron punë vetëm miqve të tij.

Edi Rama është një dështim. Ai është i paaftë të ndryshojë gjërat dhe vazhdon të bëjë keq e më keq. Vendit nuk i duhen arnime të vjetëruara, por i duhet ndryshim. Prej 8 vitesh Edi Rama ka ofruar veç dështime dhe një qeveri që kujdeset vetëm për veten.

Mjaft më! Është koha për të sjellë ndryshimin dhe shpresë të re në Shqipëri. Është koha për të zgjedhur një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten e saj.

Gjatë mesditës së sotme, kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e Gent Cakajt, nga posti i Ministrit në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, duke e zëvendësuar atë me Olta Xhaçkën. Në vendin e kësaj të fundit në ministrinë e Mbrojtjes do të emërohet Niko Peleshi, për të cilin ky post është një rikthim në qeveri pas disa vitesh.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Arrestohen qindra protestues në Rusi, mes tyre dhe bashkëshortja e liderit të opozitës ruse

Qindra njerëz janë arrestuar në Rusi derisa policia po përpiqet të ndalojë protestat mbarëkombëtare në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − two =