Home / Aktualitet / Ndragheta/ Përgjimet nxjerrin zbuluar…

Ndragheta/ Përgjimet nxjerrin zbuluar…

Përgjimet e publikuara nga mediat italiane, e që janë kryer ndaj grupit të Ndraghetës arrijnë në një konkluzion final sa i takon Shqipërisë: Aty nuk mund t’ia dalësh të bësh biznes nëse nuk jep rryshfet në nivele të larta. Madje madje, veç parave apo shifrave në përqindje për marrjen e tenderave të caktuar në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm, disa zytarë të Policisë së Tiranës thuhet se gënjehen dhe me mish e djathë.

“Në mënyrë të qartë, ai (Antonio Gallo) kërkoi që të prezantohej në ministri dhe organet e tjera. Pa kontakte nuk shkoni askund … duhen kontakte, hapni atje pa kontakte nuk bëni dot asgjë“, thuhet në një prej përgjimeve. Ndërsa shtohet se në një darkë që është mbajtur në Romë në 2017-tën,, eurodeputeti Lorenzo Cesa, shprehet se në Shqipëri, korrupsioni është masiv dhe prek të gjitha sektorët.

Më tej në bisedë D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”.

Nuk specifikohet nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë të koduara për diçka tjetër, duke qenë se fokusi i antimafias është aktiviteti i grupit kriminal brenda territorit italian.

Krahas kontakteve të tyre në institucionet qeverisëse të vendit për t’u futur në tregun e ndërtimit të grataçelave, anëtarët e Ndraghetas duket se u japin ryshfet edhe zyrtarëve me nivel më të ulët të shtetit shqiptar, duke i korruptuar edhe me djathë apo mish derri.

Anti-mafia ka përgjuar një bisedë me datë 9 gusht 2017 mes Tommaso Brutoo, djalit të tij Saveriio dhe Ercole D’Alessdandro, gjatë të cilës ata flasin ndër të tjera se si kanë korruptuar me djath, mish derri dhe disa ushqime të tjera, kreun e Policisë së Tiranës me qëllim që t’i lejonte që të “punonin pa probleme“.

Gjatë bisedës D’Alessdandro shprehet se “ai kishte folur me Shefin e Policisë së Tiranës dhe një tjetër zyrtar të lartë në në ministri dhe një zëvendësministër, të cilëve u kishte dërguar ushqime falë sipërmarrësit të qumështit Dedoni, i cili kishte dërguar të gjithë atë furnizim gastronomik me korrier“.

Në një tjetër bisedë, D’Alessandro shprehet se personazheve të mësipërm u kanë dërguar ushqime me pako, djathë mocarella dhe “mish derri të zi”

Duke qenë se është fokusuar tek hetimet në Itali, Anti-mafia nuk shpjegon nëse “ushqimet”, “mocarella” apo “mishi i derrit të zi” janë përdorur në kuptimin e parë të tyre apo fjalë fjalë të koduara për diçka tjetër.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme SPAK njoftoi se ka kërkuar informacion nga pala italiane sa i takon përmendjes së politikanëve shqiptarë në përgjime, dhe në rast se ka indicie do të nisin hetimet dhe në Shqipëri. Mes të përmendurve, një pjesë e të cilëve janë jo me emra është presidenti Meta, kryeministri Rama, kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të niveleve të larta. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

Mbi një mijë raste të reja, 19 pacientë humbin betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − four =