Home / Uncategorized / Ndotja e detit në 2015, Gjykata e Durrësit dënon me burg dy shtetas grekë

Ndotja e detit në 2015, Gjykata e Durrësit dënon me burg dy shtetas grekë

Gjykata e Durrësit shpall fajtorë dy shtetas grekë, të cilët akuzohen për ndotje të detit Adriatik.

Kapiteni i tragetit Efthymos Sokos dhe kryemekaniku Charalampos Chiotellis janë shpallur fajtorë me akuzën e “ndotjes së ujërave”.

Sipas ekspertëve, dy shtetasit grekë, të cilët janë dënuar me 1.6 vite burg, kanë ndotur ujin duke prishur ekuilibrat ekologjike.

Ndotja e bregdetit të Durrësit me afro 1000 litra mazut ndodhi në nëntor të vitit 2015.

Anija Bridge , e cila mbante flamur qipriot, kishte ardhur në portin e Durrësit për të sjellë pasagjerë nga Ankona

Check Also

E FUNDIT/ Emiljano Shullazi padit Arta Markun

Ish-prokurorja Arta Marku dhe ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, janë kallëzuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 3 =