Home / Opinion / Ndoshta është mirë të kesh një mendje të bukur, por dhurata më e madhe është kur zbulon një zemër të bukur!

Ndoshta është mirë të kesh një mendje të bukur, por dhurata më e madhe është kur zbulon një zemër të bukur!

Nga Robert MARTIKO-
John Nash, matematikan i famshëm amerikan, i nderuar me çmimin “Nobel”, konsiderohet një nga mendjet më gjeniale në botë. Në një fazë të caktuar të jetës shfaqi shenja skizofrenie. Kjo bëri të kalonte disa vjet në spital psikiatrik. U kthye në punën akademike kur gjendja u përmirësua. Jeta e tij e trazuar paraqitet në filmin “Një Mendje e Mrekullueshme”, me protagonistë Rasell Krou e Xhenifer Kóneli, në rolin çiftit.
Në një skenë filmi Xhenifer i drejtohet të shoqit me qëllim për ta lehtësuar nga e keqja e fantazmave që i shkaktonin mani të fortë persekutimi..
-Dëshiron të mësosh se çfarë është e vërtetë?
-Po.
I merr dorën e duke ja vendosur në zemrën e saj, i thotë me butësi:
-Kjo është e vërtetë.
I shoqi i hutuar nga ilaçet nuk flet dhe Xhenifer vijon:
-Zemra është ndoshta pjesa e trupit të njeriut që njeh ndryshimin nga ëndrra. Mund të mos jetë truri, por zemra. Kam nevojë të besoj se zemra është diçka e veçantë. Ndoshta është mirë të kesh një mendje të bukur, por dhurata më e madhe kur zbulon një zemër të bukur…

Check Also

Katastrofa tjetër globale është duke ardhur, dhe ne nuk jemi gati

Nga Niall FERGUSON – Pandemia e Covid-19 nuk ka mbaruar, por është tashmë e qartë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen − 7 =