Home / Aktualitet / Ndjekësja i prish pushimet Rudina Magjistarit, komenti që u bë viral

Ndjekësja i prish pushimet Rudina Magjistarit, komenti që u bë viral

Moderatorja Rudina Magjistari përmes postimeve në rrjetet sociale na ka zbuluar se ka nisur pushimet e saj verore në Turqi, edhe pse në ekran shfaqen çdo ditë emisione që ajo i ka xhiruar më herët.

Është e zakonshme kjo për personazhet e ekranit, që kanë çdo ditë emision, mund të xhirojnë edhe disa të tillë në ditë, dhe të marrin më pas edhe kohë për vete…

Por së fundi në një postim që moderatorja ka bërë nga pushimet e saj në Turqi, një prej ndjekëseve duket se e ka lëshuar gojën më shumë sesa duhet, sa i takon një pijeje që po konsumon Rudina.

“Rudina më fal po foto nuk di të bësh…kjo gota ngjan si e mbushur me urinë…pushime te mbara gjths”, i shkruan ndjekësja, që duket se mendon për të mirën e moderatores, që të përmirësohet me fotot e saj.

“Jo moj zemra, ka ngjyre tjeter urina. Por nese ti e ke ne kete ngjyre shko vizitohu, ose te pakten pi me shpesh uje. Ta them sinqerisht”, i kthen përgjigjen moderatorja që duket se ka marrë dhe shumë pëlqime nga ana e ndjekësve të saj.

Check Also

U puth dhe u përqafua me të pranishmit, Pipero kërkon falje publike: Nuk jam shembull…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero mori çmimin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Skraparit pak ditë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + two =