Home / Aktualitet / Ndeshja mes Bazelit dhe Partizanit rrezikon të luhet me stadium të boshatisur

Ndeshja mes Bazelit dhe Partizanit rrezikon të luhet me stadium të boshatisur

Skuadra e Bazelit mund të rrezikojë të luajë kundër Partizanit pa asnjë tifoz në shkallët e stadiumit.

Kjo për shkak se tifozët e ekipit zviceran, që janë të shumtë në numër, kanë dalë në protestë kundër qeverisë së tyre, pasi kjo e fundit i ka urdhëruar të gjithë që kur të futen në stadium, të tregojnë certifikatën që vërteton se personat janë vaksinuar me dozat kundër COVID-19. Ky urdhër i qeverisë, nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve.

Gjithçka ka nisur ditën e djeshme dhe tifozët nuk do të ndalen derisa qeveria të dalë me një vendim të dytë, ndryshe nga ai i pari ku u kërkohet me patjetër certifikata COVID. Pranë stadiumit “St. Jakob Park”, impiant i Bazelit, tifozët kanë ngritur zërin dhe kanë protestuar për rreth 2 orë.

Kjo protestë vetëm ka nisur, pasi tifozët do të vazhdojnë të protestojnë edhe në ditët në vazhdim dhe janë gati që ta bojkotojnë edhe sfidën e parë të sezonit për Bazelin, pikërisht ajo kundër Partizanit në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

Check Also

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, reagon Presidenti Meta

Humbja e jetës së qytetarit Andrea Haxhiaj në zonën e Gjirokastrës, si pasojë e zjarreve, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =