Home / Aktualitet / Ndeshja Andorra-Shqipëri, Meta zgjedh të riun e ‘veçantë’ për të bërë tifozllik për Kombëtaren

Ndeshja Andorra-Shqipëri, Meta zgjedh të riun e ‘veçantë’ për të bërë tifozllik për Kombëtaren

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur të mbështesë Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen e sotme kundër Andorrës, në shtëpinë e Ylli Bodinakut, shqiptarit që në vitin 1990 hyri në Ambasadën Gjermane duke carë murin rrethues.

Duke postuar një foto me djalin e Yllit, Rikelin, i cili sot feston 31 vjetorin e lindjes, Presidenti shkruan se është i lumtur që edhe ai ka zgjedhur të mos largohet nga Shqipëria sepse beson te demokracia.

Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja Shqiptare luan ndeshjen e parë në kuafdër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Katar 2022 përballë Andorras në orën 20:45, dhe më pas luan kundër Anglisë të dielën në Air Albania, në orën 18:00.

“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.

Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.

Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.

Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!” shkruan Meta.

Check Also

Kush janë deputetët që do hetojnë Metën, mazhoranca përdor “të djegurit” për të çuar deri në fund luftën me presidentin

Detaje të reja janë mësuar nga nisma për të shkarkuar presidentin Ilir Meta. Burimet bëjnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =