Home / Aktualitet / Ndërtimi i lagjes ‘5 maji’ pas tërmetit, Rama i vendos “ultimatum” Erion Veliajt

Ndërtimi i lagjes ‘5 maji’ pas tërmetit, Rama i vendos “ultimatum” Erion Veliajt

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, inspektoi sot kantierin e ndërtimit në lagjen “5 maji” në kryeqytet e cila do të mbulojë 11 mijë banorë duke ofruar apartamente cilësore e njësi shërbimesh tregtare.

Kreu i Qeverisë i kërkoi Ahmetajt dhe Veliajt që në këtë zonë të punohet me 3 turne dhe natën të ndizen prozhektorët, pasi koha nuk pret.

“Gjëja që kam merak është se të gjitha kantieret e ndërtimit duhet të jenë taksative me 3 turne. Ditën dhe natën. Duhet ta përshpejtojmë ndërtimin për këto blloqe. Ndryshon komplet vlera e pasurisë në të gjithë zonën. Rritet pasuria e atyre që janë me prona apo me shtëpi që i kanë ndërtuar pa leje, rritet pasuria e atyre që do jenë në programin e çifteve të reja. Rritet cilësia e jetës komunitare. Duhen vendosur prozhektorët dhe të punohet me tre turne” – tha Rama.

Nga ana tjetër, ministri Ahmetaj deklaroi nuk nguroi të thumbojë opozitën e kryesisht PD-në, duke thënë se prezantoi këtë të enjte programin politik të saj por në asnjë moment nuk përmendi tërmetin apo procesin e rindërtimit.

“Shumë familje janë kthyer në shtëpi dhe ato që akoma nuk janë kthyer janë akoma të sigurta që gjatë gjithë vitit do të jenë në shtëpia të reja. Asnjë fjalë sot opozita në pseudo-programin e vet. Asnjë rresht për rindërtimin. Që do të thotë se njerëzit që janë jashtë do mbeten jashtë”, tha Ahmetaj.

Check Also

Mutacionet e Covid-19 e bëjnë shqetësuese situatën në Greqi, rritet numri i të moshave të reja në spitale

Është shtuar ankthi nga koronavirusi në Greqi, pas numrit gjithnjë në rritje të të rinjve …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen − five =