Home / Aktualitet / Ndërron jetë pacienti me COVID-19, 69-vjeçari vuante edhe nga hipertensioni

Ndërron jetë pacienti me COVID-19, 69-vjeçari vuante edhe nga hipertensioni

Një pacient 69-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i konfirmuar me COVID-19.

Gjendja e tij është përkeqësuar si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe kujdesit të stafit mjekësor, 69-vjeçari, i cili vuante nga hipertensioni, nuk ka mundur të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 59 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa vijon të ketë raste të rënda që po trajtohen në shërbimin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregojnë kujdes, të mbajnë maskën dhe të respektojnë distancën nga njëri-tjetri si dhe bizneset të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Check Also

Dita e dytë në Hagë/ Thaçi përfundon intervistimin për sot, por nesër…

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për të dytën ditë ndodhet në Dhomat Speciale të Hagës. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × one =