Home / Aktualitet / Ndërron jetë një nga ikonat e futbollit korçar

Ndërron jetë një nga ikonat e futbollit korçar

Milutin Kërçiç, një nga ikonat e futbollit korçar që ka lënë shenjat e tij të pashlyeshme në historikun e klubit bardhekuq ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Kërçiç po trajtohej nga ana shëndetësore në një spital në Mal të Zi, ku nuk mundi dot t’i mbijetonte sëmundjes së rëndë, duke u shuar në moshën 63-vjeçare.

I spikatur si futbollist në vitet ’70-të, Milutin Kërçiç ka mbetur në krenarinë e klubit ‘Skënderbeu’ si një prej lojtarëve më të talentuar që kontribuoi për arritjet e futbollit në Korçë.

Madje dhe si zëvendëstrajner Kërçiç, i dha një ndihmë të madhe klubit për të arritur sukses dhe në arenën ndërkombëtare.

 

Check Also

Shpërthen Ilir Meta: Amerikanët e Ramës unë i kap për veshi…

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra mdaj kryeministrit Edi Rama, pasi shprehet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =