Home / Aktualitet / Ndërron jetë në moshën gazetari i njohur shqiptar

Ndërron jetë në moshën gazetari i njohur shqiptar

Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare, gazetari shqiptar nga Kosova, Bedri Sadiku.

Vitet e fundit deri sa vdiq, ai ishte gazetar i të përditshmës ‘Rilindja’. Më herët, Sadiku ka punuar në këtë gazetë si korrespodent nga Gjilani, Tirana dhe Shkupi.

Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni. Evidentoi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, madje disa herë u ndalua dhe arrestua nga policia.

Bedri Sadiku, lindi në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.

Bedriu la pas bashkëshorten, dy djem dhe dy vajza.

 

BEDRI SADIKU

Check Also

Ka efekte të pabesueshme shëndetësore, kjo është barishtja shqiptare shumë e kërkuar

Laboti i egër është njohur më parë si bar i keq, por mund të konsiderohet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − three =