Home / Aktualitet / Ndërron jetë në moshë të re nga Covid-19 zyrtari i LSI-së

Ndërron jetë në moshë të re nga Covid-19 zyrtari i LSI-së

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshë të re, një nga themeluesit e LRI, Amarildo Mekollari.

Lajmin për ndarjen nga jeta të djalit nga Skrapari e ka dhënë ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Përmes një statusi në ‘Facebook”, Xhixho njofton se ai ka vdekur nga Covid-19, por që do të kujtohet gjatë nga të gjithë.

Statusi i plotë:

Më trishtove shumë mik i mirë, bashkëpunëtor i çmuar në krijimin e LRI-së. Sa e pabesë kjo flamë Covid-19 që të mori e të largoi nga ne fizikisht, pasi ti do jesh me ne dhe në kujtimet tona përgjithmonë.

Prehu i qetë mik i mirë e mos ki merak, sepse Beta dhe engjëlli juaj nuk do jenë vetëm, por do të kenë gjithmonë pranë miqtë e tu.

Për mua do të mbetesh Amarildoja Mekollari i Skraparit, që më priste me buzëqeshje e plot pozitivitet.

Do na mungosh shumë.

Ngushellime Betës dhe familjes!.

Check Also

Tërhiqet amendimi i ligjit anti-mafia, SPAK bën kërkesën e rëndësishme

Amendamenti i ligjit anti-mafia është tërhequr. Sipas informacioneve për Report Tv, SPAK ka kërkuar që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eighteen + nineteen =