Ka ndërruar jetë në burgun e Parmës, bosi i mafies së famshme italiane, Camorra, Raffaele Cutolo, në moshën 80-vjeçar, duke marrë me vete edhe sekretet, shkuan media italiane.
Cutolo vuante nga disa patologji të rënda dhe pak kohë më parë avokati i tij, në emër të familjarëve kërkoi ndryshimin e masës së dënimit në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së thyer e gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ai ishte shtruar në spitalin e burgut të Parmas, ndërsa ditët e fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar duke humbur kështu jetën.
Cutolo cilësohej si krijuesi i mafies napolitane Camorra dhe si njeriu që qëndronte prapa dhjetëra atentatesh mafioze në vitet ’70-’80.
Prej vitit 1995 ndodhej në burg nën regjimin më të egër 41 bis, me katër dënime të përjetshme për vrasje dhe organizim kriminal mafioz.