Home / Aktualitet / Ndërron jetë mjekja e njohur në Tiranë, mesazhi prekës i kolegëve: Ishte frymëzim për të gjithë brezat e rinj

Ndërron jetë mjekja e njohur në Tiranë, mesazhi prekës i kolegëve: Ishte frymëzim për të gjithë brezat e rinj

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë, përmes një postimi në facebook ka njoftuar ndarjen nga jeta të mjekes Frida Buçpepaj. Duke e cilësuar mjeken e njohur si një frymëzim për të gjithë brezat e rinjëve në fushën e mjekësisë, DROSHKSH Tiranë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të saj.

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj. Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë.

Ka qenë frymëzim për të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj ka qenë një mentore e pakursyer në dhënien e profesionit, karakterizuar nga mirësia, buzëqeshja që u dhuronte femijëve dhe kolegëve.

Në emër të DROSHKSH Tiranë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve“, shkruan drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Check Also

“Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes” Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × four =