Home / Aktualitet / Ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, Balla shkruan fjalët prekëse për mikun e tij

Ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare, Balla shkruan fjalët prekëse për mikun e tij

Ditën e sotme ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19, në moshën 46-vjeçare, Drejtori i Qendrës Kulturore në Librazhd, Arianit Alliu.

Në një shkrim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Alliut ku shkruan se ai nuk mundi që ta fitojë dot betejën me këtë armik të pabesë.

Më tej Balla shton se doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.

Postimi i plotë: Lamtumirë Nit i dashur! Nuk arritëm dot të të mbajmë në jetë nga ky armik i pabesë. Doktoreshë Najada dhe stafi i saj bënë gjithçka, por nuk qe e thënë që një njëri i shkëlqyer si ti ta fitonte këtë betejë.

Librazhdi im i dashur humbi një artist që na sillte vetëm gëzim, ne shokët e tu humbëm një mik të vyer, familja jote e bukur humbi burrin dhe babain model. Nuk gjej dot fjalë!

Lamtumirë Arianit Alliut, drejtorit tonë të Qendrës Kulturore Librazhd! U prehsh në paqe

Check Also

Interpretoj “Nënën Shqiptare”/ Ndahet nga jeta artistja greke

Nga Miho GJINI- Sot, u largua nga jeta në Athinë Artistia e madhe Greke, antare …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 17 =