Home / Aktualitet / Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Skuth, 16-vjeçari mësohet se është djali i ish-zyrtarit të PS-së

Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Skuth, 16-vjeçari mësohet se është djali i ish-zyrtarit të PS-së

Si pasojë e aksidentit të djeshëm në Durrës ku mbetën të plagosur 4 persona, ka ndërruar jetë ditën e sotme një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet F.O.

Burime për Fax news bëjnë me dije se viktima është i biri i ish-administratorit të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Sukthit, ku si pasojë e përplasjes së një mjeti tip ‘Benz’ me një automjet tip ‘Renault’ mbeten të plagosur 4 persona.

Personat e lënduar ishin drejtuesi i mjetit ‘Renault’, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në spital si dhe shtetasit E.B, 18 vjeç, B.M, 16 vjeç, dhe Z.B, 15 vjeç.

Policia e Shtetit ka arrestuar drejtruesin e mjetit tip ‘Benz’, shtetasin Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Check Also

Thethi i bllokuar nga bora, ja sa familje rrezikojnë të mbeten pa votuar

Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet e së dielës ndërkohë që banorët Shkodrës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × four =