Aktori i njohur, Robert Pattinson ka rezultuar i infektuar me koronavirus.

Pattinson është në izolim duke respektuar të gjitha masat e nevojshme dhe për këtë arsye xhirimet e filmit ‘The Batman’ janë ndërprerë.

Burimet thanë Vanity Fair se aktori, 34 vjeç, u infektua vetëm disa ditë pasi rifilloi xhirimi i filmit me vlerë 100 milionë paund, ndërsa nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

Puna për filmin rifilloi në janar në Londër dhe më pas u tranferua në Liverpool për shkak të pandemisë. Në mes të muajit, si në të gjithë botën e kinemasë dhe televizionit, xhirimet ishin pezulluar pëe një datë të mëvonshme.

Xhirimet nisën vetëm tre ditë më parë  dhe kjo ndërpritje tani dot’i kushtojë qindra mijëra dollarë edhe do të vonojë publikimin e filmit.