Home / Kryesore / Nderim për patriotet dhe polifonet nga sheshi historik i Pilurit

Nderim për patriotet dhe polifonet nga sheshi historik i Pilurit

“Nga kjo baltë e kësaj toke
Merr një grusht e shtrydhe fort
Pika gjaku do kullojë
Luftën e madhe tregon”
Nuk ka më bukur se nga sheshi historik dhe kulturor i Pilurit, kështjellës së pamposhtur të patriotizmit, të nis nderimet e të gjithë atdhetarëve të shquar të Labërisë, të cilët 100 vite më parë, me Luftën e Vlorës, shkruan me trimërinë dhe burrërinë e tyre historinë më të lavdishme të kombit tonë.
Në mirënjohje dhe vlerësim për kontributin e shquar në mbrojtjen e interesave kombëtare, Pavarësisë, tërësisë territoriale dhe konsolidimit të shtetit shqiptar, të dalluar për guximin e trimërinë në organizimin e luftës kundër pushtuesve italianë në vitin 1920, pata kënaqësinë të nderoj gjashtë Kapedanët e Bregut, Spiro Jorgo Koleka, Kolë Mërkuri, Nase Beni, Ismail Kuçi, Avdul Kuçi e Arif Mëhillaj.
Në kronikën e ndritur të popullit shqiptar nuk ka etapë që himarjotët të mos kenë heronjtë, dëshmorët dhe kapedanët e tyre! Geni i shquar i bijve të Himarës i bën nder identitetit tonë kombëtar. 🇦🇱
+7
Kristi Meshini and 123 others
2 Comments
12 Shares
Like

Comment
Share

Check Also

RËNIA E KINEMA 17 NËNTORIT

Elsa DEMO- Shembet më e vjetra dhe e para kinema me arkitekturë moderne në Shqipëri. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 11 =