Home / Sport / Ndërhyrje horror, futbollisti i skuadrës së Bundesligës ngatërron sport dhe bëhet ‘hit’ në internet

Ndërhyrje horror, futbollisti i skuadrës së Bundesligës ngatërron sport dhe bëhet ‘hit’ në internet

Një ndërhyrje për në “burg”, u regjistrua në ndeshjen e Bundesligës gjermane mes Hofenhajm dhe Vofsburg, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favour të vendasve.

Bëhet fjalë për minutën e 90-të, e gjithë skuadra e Volfsburgut, përfshi edhe portierin, ishte hedhur përpara, në kërkim të golit të barazimit, teksa sulmuesi izraelit Dabur, përfitoi nga kjo situatë, duke u nisur në një kundërsulm të shpejt, drejt portës së boshatisur.

Vrapimi për afro 70 metra e sulmuesit u ndal në limitet e zonës, nga një ndërhyrje horror e Otavios, që kërceu me të dyja këmbët nga mbrapa, duke penguar sulmuesin, i cili për fat të mirë, shmangu dëmtimin e rëndë. Gjyqtari nuk nguroi ta ndëshkonte menjëherë me karton të kuq, teksa ky moment është duke bërë xhiron e internetit. Një gjest i shëmtuar, që nuk i ka hije një kampionati si Bundesliga gjermane.

 

Panoramasport

Check Also

Dështon Superliga e Europës, Anjeli i Juves njeriu më i urryer në botën e futbollit

Superliga e Europës si projekt mund të mos ketë vdekur ende, por për momentin nisma …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six + seventeen =